1 vit nga vrasja e Novruz Cenalias/ Kolegët përloten para varrit të policit të “Shqiponjave”

1 vit nga vrasja e Novruz Cenalias/ Kolegët përloten para varrit të policit të “Shqiponjave”

Novruz Cenalia FIER-Një vit nga vrasja e efektivit të 'Shqiponjave', Novruz Cenalia, drejtori i Policisë së Fierit, Skënder Hita, prefekti Arben Çuko dhe kolegë të tij, kanë qenë pranë familjarëve të tij, në një vjetorin e vdekjes. Kolegët me të cilët ndante detyrën dhe drejtuesit e lartë të Policisë, kanë vendosur kurora me lule në varrin e tij. “Novruzi, sot nuk është vetëm biri, vëllai, kushëriri, shoku dhe kolegu juaj dhe i yni. Ai sot është gurë themeli në shtetndërtim, është pjesë e historisë dhe imazh i misionit të Policisë. Emri i tij është shkruar me germa të arta, për trimërinë tej moshës biologjike dhe për sakrificën tej të vështirës. Sakrifica e Novruzit dëshmon edhe ashpërsinë e krimit, si dhe se sa të përbashkuar, profesionistë dhe...