Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Berisha njoftoi protestë më 16 maj, reagon Rama: O Mbret, ne stërnipërit e tu do të jemi krenarë për…
                            Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pak minuta pas lideri i opozitës, Sali Berisha, njoftoi se do të organizojë një protestë më 16 maj, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve, në ditën kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian. “Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës”, shkruan Rama në Facebook.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                   