“Shpërbërja e PKK, hap vendimtar”, Erdogan: Dorëzimi i armëve rrit sigurinë e Turqisë e rajonit

“Shpërbërja e PKK, hap vendimtar”, Erdogan: Dorëzimi i armëve rrit sigurinë e Turqisë e rajonit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se vendimi për t’u shpërbërë i grupit militant, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit është një hap i rëndësishëm. “Organizata terroriste Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ka njoftuar se ka vendosur të shpërbëhet dhe të dorëzojë armët. Ne e shohim këtë vendim si të rëndësishëm për sa i përket forcimit të sigurisë së vendit tonë, paqes së rajonit tonë dhe vëllazërisë së përjetshme të popullit tonë”, tha Erdogan. PKK-ja, që ka qenë në konflikt me shtetin turk për më shumë se katër dekada, ka vendosur të shpërbëhet dhe t’i japë fund kryengritjes së armatosur. Vendimi pritet të ketë pasoja politike dhe të sigurisë për rajonin, përfshirë edhe për Sirinë fqinje. Duke folur pas mbledhjes së kabinetit Erdogan tha...