Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së kurde si hap drejt “paqes dhe vëllazërisë”

Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së kurde si hap drejt “paqes dhe vëllazërisë”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se vendimi për t’u shpërbërë i grupit militant, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), ishte një hap i rëndësishëm “për ruajtjen e paqes dhe vëllazërisë”, dhe se Ankaraja do ta ndjekë nga afër këtë proces për të shmangur çdo problem. PKK-ja, që ka qenë në konflikt me shtetin turk për më shumë se katër dekada, ka vendosur të shpërbëhet dhe t’i japë fund kryengritjes së armatosur. Vendimi i PKK-së pritet të ketë pasoja të gjera politike dhe të sigurisë për rajonin, përfshirë edhe për Sirinë fqinje, ku forcat kurde janë aleate të forcave amerikane. Duke folur pas mbledhjes së kabinetit në Ankara, Erdogan tha se do të hapen dyert e një epoke të re, sapo PKK-ja të...