Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
E humbte Martinez, Thuram, Arnautovic! Media italiane shkruan për Asllanin: Ligji i Agatha Christie flet për të, jo të gjithë dinë nga 11 metrat
Kristjan Asllani ka shënuar golin e dytë radhazi në Serinë A. Mesfushori shqiptar ka arritur të shënojë sërish nga 11-metrat, këtë herë në ndeshjen kundër Torinos. Por në të dyja rastet, ekzekutimi i Asllanit ka qenë për t’u duartrokitur. Shumë i qetë, akull i ftohtë dhe më shumë klas, topi në njërin krahë dhe portieri në tjetrin. Media italiane “Inter Neës” ka bërë një përshkrim të bukur të kësaj situate të fundit të Asllanit te Interi.”Interi zbuloi një lojtar që godet penalltinë mjaft mirë, Asllani. Shqiptari, në pasditen e shiut, shënoi penalltinë e dytë radhazi. Në Torino, ndëshkoi edhe një gjigant si Milinkovic Savic duke i dhënë një pjesë të dytë të qetë Interit. Dhe kjo nuk është një e dhënë e parëndësishme për Inzagi. ...