S’ka shenja dorëheqjeje! Berisha thirrje komisionerëve: Të mbrohet çdo votë! Vetëm Zoti na ndalon…

S’ka shenja dorëheqjeje! Berisha thirrje komisionerëve: Të mbrohet çdo votë! Vetëm Zoti na ndalon…

Sali Berisha TIRANË- Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë të Partisë Demokratike në këto zgjedhje parlamentare. Por nga kryedemokrati duket se nuk ka asnjë shenjë dorëheqjeje. Në fjalën e tij para mediave nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk bëri asnjë koment për humbjen, por u dha kurajo numërusve të numërojnë çdo votë të hedhur në kuti.  Berisha: Iu bëj thirrje të gjitha strukturave të PD që të bëjnë gjithçka që të mbrohet çdo votë me përkushtimin më të madh sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin dhe vlerësimin më të madh. Unë sot, këtë kisha qëllimin kryesor të paraqitjes para jush. Një thirrje për demokratët...