Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Para kundrejt votës për të bijën, arrestohet me urdhër të SPAK babai i kandidates së PSD
Limonera Bozha FIER- Pandeli Bozha, i njohur edhe me emrin Agim Brahimllari, 63-vjeç, babai i kandidates së Partisë Socialdemokrate, Limonera Bozha është vendosur në pranga, pas hetimeve 1 mujore të SPAK. 63-vjeçari sipas hetimeve, rezulton se ka shpërndarë shuma parash për blerjen e votave në favor të vajzës së tij. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje". Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime...