Numërohen mbi 17% e kutive të votimit, ja sa mandate marrin secila parti nëse do ishte rezultati final

Numërohen mbi 17% e kutive të votimit, ja sa mandate marrin secila parti nëse do ishte rezultati final

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit po vijon në të gjithë Shqipërinë. Deri në orët e para të mëngjesit të 12 majit, janë numëruar 911 nga 5,225 qendrat e votimit në shkallë vendi, ose mbi 17% e totalit. Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 118,213 vota, që përfaqësojnë 53.50% të totalit të votave të deritanishme. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 74,355 vota, ose 33.65%. Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të ulëta. Më tej renditen: Partia Socialdemokrate (PSD) me 8,477 vota (3.84%) Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 7,839 vota (3.55%) Partia Mundësia me 5,613 vota (2.54%) Lëvizja Bashkë me 2,708 vota (1.23%) Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) me 2,164 vota (0.98%) Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) me 752 vota (0.34%) Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare...