Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Nis numërimi i votave të diasporës në Parkun Olimpik
                            Në Parkun Olimpik ka nisur numërimi i votave të diasporës. Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet parlamentare është 79.24%, sipas të dhënave të KQZ-së. Nga 245935 zgjedhës të regjistruar në KQZ, janë dorëzuar 194889 zarfe me vota. Ndërkohë, numërimi po vijon në Pustec dhe në Vorë.