Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Riho Terras kërkon anulimin e vizitës të Antoni Costa në Serbi
Raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me vizitën e planifikuar të presidentit të Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa, në Serbi më 13 maj. Ai ka bërë të ditur se është duke punuar së bashku me kolegët e tij në Parlamentin Evropian për të mbledhur nënshkrime me qëllim kërkesën për anulimin e kësaj vizite.Në një postim në platformën X, Terras ka shprehur shqetësimin e tij për pjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në paradën ushtarake të presidentit rus, Vladimir Putin. Sipas Terras, kjo pjesëmarrje është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat që Bashkimi Evropian mbron dhe tregon mbështetje për gjenocidin që po ndodh në Ukrainë.“Është e papranueshme që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të marrë pjesë në...