Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            PD kundër shtyrjes së orarit të votimit në Vlorë: Nuk do ndjekim propagandën qeveritare
                            Partia Demokratike është zyrtarisht kundër shtyrjes së afatit të votimit në qarkun e Vlorës, në të cilin është zhvilluar gjatë së dielës dhe gara çiklistike Giro d’Italia, e cila mesa duket ka ndikuar dhe në pjesëmarrjen e votuesve. PS iu drejtua që një ditë më parë KQZ me një kërkesë për zgjatjen e afatit, teksa përfaqësuesi i PD iu drejtuar komisionit mesditën e së dielës, që të mos shkelë ligjin. Sipas përfaqësuesit të PD, Franc Nuri ky aktivitet propagandistik i qeverisë pengoi lëvizjen e lirë dhe në Tiranë, duke i pamundësuar aktivitetin politik opozitës.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                   