Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tiranë, fotografuan votën, në pranga 3 persona / Njëri e publikoi në rrjetet sociale
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, të cilët fotografuan votën e tyre. Është bërë arrestimi në flagrancë i këtyre 3 shtetasve, konkretisht H. D., 57 vjeç dhe R. L., 28 dhe R.F, 34 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Siç bëjnë të ditur uniformat blu, shtetasi R. F e fotografoi votën dhe e publikoi në rrjetet sociale. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme në lidhje me rastet. Njoftimet e policisë Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas të tjerë, të cilët fotografuan fletët e tyre të votimit. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, se shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4 kishin shoqëruar në ambientet e Policisë, 2 shtetas që sipas njoftimeve të...