Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Votimi! Kreu i KQZ: 8% qendra janë hapur me vonesë, 4 prej tyre pa operatorë të identifikimit elektronik
Ilirjan Celibashi TIRANË-Kreu i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka dalë në një konferencë për mediat duke sjellë një panoramë të përgjithshmë të situatës aktuale të procesit të votimit në të gjitha qarqet e vendit. Celibashi u shpreh se nga përpunimi i informacioneve rezulton se janë 8% e qendrave të votimit që janë hapur me vonesë. Ndër të tjera kryekomisioneri raporton se janë 5% e qendrave të votimit ku është raportuar se ka pasur tension mes anëtarëve të komisionit, ku situata është stabilizuar me ndërhyrjen e KQZ. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi: Janë disa problematika që lidhen me organizimin, siç është mungesa e operatorëve në Dropull. Megjithatë, votimi po vijon normalisht. Kemi pasur raportime nga të dyja krahët politikë për prani të kandidatëve në...