Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Nuk nis procesi i votimit në disa zona të thella të Shkodrës! Komisionerët s’janë paraqitur ende në QV
                            Në qarkun e Shkodrës, në zonat e thella malore të Dukagjinit, Kelmendit, Pukës dhe Fushë-Arrëzit, ende nuk ka nisur procesi i votimit. Komisionerët në disa qendra votimi ende nuk kanë mbërritur. Për shkak të largësisë dhe terrenit të vështirë, procesi zgjedhor ka nisur gjithmonë me vonesë në këto zona.