Shqipëria voton sot, 3.7 milionë votues do të zgjedhin qeverinë dhe parlamenin e ri

Shqipëria voton sot, 3.7 milionë votues do të zgjedhin qeverinë dhe parlamenin e ri

Shqiptarët do të dalin dhe të votojnë ditën e sotme për të zgjedhur qeverinë e re 2025-2029. Brenda dhe jashtë Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit 2025 të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 713.761 shtetas shqiptarë, nga të cilët 114.642 votojnë për herë të parë. Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë. Në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament. Votimi i diasporës Për herë të parë në këto zgjedhje voton edhe diaspora. Ky proces realizohet përmes postës. Vota e emigrantëve do të numërohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe do të llogaritet sikur qytetari të kishte votuar në qarkun, ku ai banonte në Shqipëri. Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, për shkak...