Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Po presim përgjigjen e Rusisë’/ Zelensky prezanton detajet e propozimit për një armëpushim 30-ditor: Të nisë më 12 maj
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë sqarime shtesë mbi propozimin për një armëpushim 30-ditor që u ra dakord me liderët e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë. Këtu është një përmbledhje e shkurtër e asaj që, sipas Zelenskyt, propozimi përfshin: Një armëpushim pa kushte për 30 ditë, duke filluar nga e hëna, 12 maj, “në ajër, në det dhe në tokë”. Mbikëqyrja e zbatimit të tij është plotësisht e realizueshme”, tha Zelensky, duke shtuar se është “realiste me koordinimin me SHBA-në”. Gjatë armëpushimit, bisedimet duhet të fillojnë mbi bazat e sigurisë, politike dhe humanitare të paqes, përcjell Telegrafi. Nëse Rusia refuzon kushtet për një armëpushim të pakushtëzuar, do të vendosen sanksione shtesë, veçanërisht ndaj sektorëve të saj energjetik dhe bankar. Presidenti ukrainas njoftoi se...