Giro D’Italia nesër në Vlorë/ PS kërkoi në KQZ shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

Giro D’Italia nesër në Vlorë/ PS kërkoi në KQZ shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

PD kundërshton kërkesën e PS paraqitur në KQZ për shtyrjen e orarit të votimit në disa qendra në qytetin e Vlorës, për shkak të zhvillimit të aktivitetit sportiv “Giro d’Italia”. Në një shkresë dërguar komisionerit Ilirjan Celibashi, PD shprehet se është kategorikisht kundër këtij propozimi. “Ky aktivitet, i organizuar nga vetë qeveria aktuale në ditët më kritike të fushatës zgjedhore, përfshirë ditën e heshtjes dhe tani edhe ditën e zgjedhjeve, ka karakter të qartë propagandistik dhe shërben më shumë për qëllime elektorale dhe promovimi. Të shpenzosh mbi 7 milionë euro nga fondet publike për një shfaqje të tillë, dhe më pas të kërkosh edhe shtyrje të orarit të votimit për t’ia përshtatur axhendës së kësaj ngjarjeje, është një abuzim i papranueshëm me procesin zgjedhor”, thuhet...