Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Video/ Paqja që nuk zgjat! Pakistani sulmon menjëherë Indinë me dronë vetëm pak orë pas armëpushimit
Rajoni i Udhampurit në Jammu është sulmuar sërish nga dronë, vetëm pak orë pasi India dhe Pakistani kishin rënë dakord për një armëpushim. Sulmet shkaktuan shpërthime të fuqishme që sollën në ndezjen e sirenave dhe ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin e Srinagarit, duke rritur shqetësimet për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në rajon. Pamje të publikuara nga agjencia e lajmeve PTI tregojnë qytetin e Jammu-së të zhytur në errësirë për të dytën natë radhazi, si pasojë e ndërprerjeve të energjisë të lidhura me situatën e tensionuar ushtarake. Zyrtarët lokalë konfirmuan se shpërthime dhe sirena alarmi janë dëgjuar në disa pjesë të qytetit, duke përfshirë edhe zonat përreth. Ndërkohë, një alarm për sulm ajror është lëshuar në distriktin Barmer të Rajasthanit, i shoqëruar me një...