Heshtja zgjedhore, KQZ thirrje subjekteve politike: Ndalohen thirrjet elektorale, përfshirë edhe rrjetet sociale

Heshtja zgjedhore, KQZ thirrje subjekteve politike: Ndalohen thirrjet elektorale, përfshirë edhe rrjetet sociale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar respektimin e heshtjes zgjedhore duke ndaluar çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale nga subjektet politike dhe përfaqësuesit e tyre. Njoftimi zyrtar u bë publik sot, më 10 maj, nga vetë KQZ. Në urdhrin e lëshuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve theksohet se ndalimi përfshin çdo formë komunikimi publik, përfshirë edhe rrjetet sociale, ku nuk do të lejohet asnjë mesazh politik apo elektorale deri në përfundimin e procesit zgjedhor. “Heshtja zgjedhore është një detyrim ligjor dhe duhet të respektohet nga të gjitha subjektet pjesëmarrëse, përfshirë institucionet, partitë politike dhe kandidatët. Çdo shkelje përbën cenim të barazisë në garën zgjedhore,” thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të shpërndarë në Facebook nga KQZ.