Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
India e Pakistani drejt një lufte të plotë, Islamabadi thërret komandën e arsenalit bërthamor
Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë njohur një përshkallëzim të ndjeshëm pas një vale goditjesh ajrore dhe veprimesh ushtarake të ndërsjella përgjatë kufirit në rajonin e kontestuar të Kashmirit. Pas një sulmi të madh të Indisë ndaj bazave të dyshuara terroriste në territorin pakistanez, forcat e armatosura pakistaneze nisën kundërpërgjigjen duke goditur objektiva strategjikë indianë, përfshirë aeroportin e Pathankot dhe bazën ajrore të Udhampur. Sipas ushtrisë së Pakistanit, kjo ofensivë bën pjesë në operacionin “Bunyanun Marsoos”, që do të thotë “muri i pathyeshëm”, një referencë nga një varg kuranor. Në qytetin indian të Jammu, sulmet ajrore shkaktuan të paktën pesë viktima dhe ndërprerje të energjisë elektrike. India ka raportuar gjithashtu për një zhvendosje të trupave pakistaneze drejt kufirit, duke e interpretuar si sinjal të një...