Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
70 vjet burrni që nuk bëri zhurmë, por bëri histori, ky është Tonin Alia!
Nga Leti Brahaj Ka çaste që nuk i përkasin vetëm një dite, por bëhen pjesë e përjetshme e kujtesës. Ka festa që nuk maten me orë, por me emocionin që mbetet gjatë edhe pasi hesht muzika. 20 korriku ishte një ditë e tillë – një ndalesë e thellë për të nderuar jo thjesht një përvjetor, por një jetë të jetuar me dinjitet, me rrënjë dhe me dritë. 70 vite jetë nuk janë pak. Janë një libër i tërë – me faqe të shkruara me punë, me sfida, me durim, por edhe me fitore që nuk kanë nevojë për zhurmë. Janë...