Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘7 Gushti, ‘Djegaguri’ a ‘Aligjyni’ asht dita kur dielli kallet e toka qet zjerm’
Shkruan Nexha Gjema Sot kemi mrri n’Mjedisin e Verës, n’7 Gushtin, ditën qi pleqtë e kanë thirrë: Djegagur ose Aligjyn. “Kujdes nesër, mos rrini n’diell se kalleni!”-Kshtu moti na thojshin pleqtë, e s’kanë folë kot. 7 Gushti, “Djegaguri” a “Aligjyni”, nuk asht veç ditë e nxehtë. Asht dita kur dielli kallet e toka qet zjerm. Thojshin qi për këtë ditë kanë pasë rregulla t’shejta. Qe do shprehje që janë ruejtë prej pleqve: “Mos dil ditën e Aligjynit se t’vret dilli” “As ujë mos pi n’Aligjyn se t’zen” “As bari nuk rritet n’Aligjyn” “Në Aligjyn del zjermi prej dheut” “As hije s’gjan n’Aligjyn” “Mos dil n’djegagur se t’shkon shpirti” “Kallet toka, thahet bari, pëlcet miza n’ajër” E çka nuk ban me ba sot: Mos rri n’djell...