Ngërçi në Kosovë, mënyra e votimit pritet të përfundojë në Kushtetuese

Ngërçi në Kosovë, mënyra e votimit pritet të përfundojë në Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet për të trembëdhjetën herë kur u mblodh 3 muaj nga dita e zgjedhjeve parlamentare. PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK refuzuan idenë e Lëvizjes Vetëvendosje për të zgjedhur kreun e Kuvendit përmes votimit të fshehtë duke bërë që seanca të ndërpritet dhe të vijojë pas 48 orësh. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës paralajmëroi se të hënën do të dërgojnë për intepretim mënyrën e ndryshimit të votimit në Gjykatë Kushtetuese. “Për shkak të ndryshimit në mes të zgjedhjeve të formës së votimit, nga votimi i hapur në votim të fshehur, ne kemi mbledhur nënshkrimet, do t’i adresohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë shkelje ligjore dhe kushtetuese dhe të hënën do ta dorëzojmë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Time Kadriaj nga AAK. AAK...