Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Begaj mesazh shqiptarëve: Vota është zëri juaj, kthejeni 11 majin në ditë feste!
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar nga Michael Gahler, që ka ardhur për monitorimin e zgjedhjeve të datës 11 Maj. Ky takim përmbylli serinë e takimeve të Presidentit të Republikës me vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të 11 Majit, i cili në përfundim i bëri thirrje qytetarëve të votojnë ditën e dielë me qetësi dhe dinjitet. “Të dashur qytetarë, Sot, dua t’ju drejtohem me një mesazh të posaçëm: 11 maji është një ditë e veçantë për secilin prej jush. Në këtë ditë ju keni mundësinë dhe të drejtën për të vendosur mbi të ardhmen tuaj, të familjes dhe të Shqipërisë sonë të përbashkët. Unë ju ftoj të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar ditën e...