Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shtohen masat në burgje, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote
Masa të forta sigurie në të gjitha burgjet dhe paraburgimet në vend, për shkak të zgjedhjeve palamentare do do të mbahen të dielën e 11 majit. Për të shmangur ngjarje të mundshme kriminale, si arratisje, apo raste të tjera, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procesit të votimit brenda në institucionet e vuajtes së dënimit, policia e Burgjeve në bashkëpunim me policinë e Shtetit ka rritur masat e sigurisë. Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve thanë për “News24” se në çdo fushatë zgjedhore ndiqet e njëjtat praktikë me qëllim garantimin erendit dhe sigurisë. Në burgjet dhe paraburgimet në vend, kanë të drejtën për të votuar 3087 të dënuar apo paraburgosur. Ndërkohë nga listat janë hequr emrat e të dënuarve apo paraburgosurve të cilëve...