Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Marsi, muaji i aksidenteve! Në një javë, 8 persona humbën jetën. Aksidentet më të shumta pas orës 19:00
Pakujdesia gjatë drejtimit të mjetit vijon të përgjakë rrugët. Muaji mars po mbyllet me bilancin tragjik, 125 aksidente me 20 viktima dhe 158 persona të plagosur. 8 persona humbën jetën vetëm brenda një jave, ku më i rëndi ishte ai i katër të rinjve në Fushë Prezë. Ekspertët ngrenë shqetësimin jo vetëm për sjelljen e drejtuesve të mjeteve, por edhe shtimin e kontrolleve. “Po marrin përmasa të frikshme drejtuesit që përdorin makinën nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, me shpejtësi tej normave që kthehen në rrezik potencial duke humbur shumë jetë njerëzish. Shumë hallka duhet të veprojnë, siç është ministria, policia rrugore, autoshkollat, bizneset dhe përdoruesit e rrugëve, duhet të ulemi të dalim nga kjo situatë kritike”- shprehet eksperti rrugor Tonin Gjinaj. Ndërkohë, në dy...