Xavi: Dua të drejtoj në Premier League, aty ekziston pasioni i vërtetë për futbollin

Xavi: Dua të drejtoj në Premier League, aty ekziston pasioni i vërtetë për futbollin

Pas largimit nga Barcelona një vit më parë (maj 2024), Xavi nuk është rikthyer ende në stol, por idetë e tij për të ardhmen janë të qarta. Në një intervistë për “The Athletic”, ish-mesfushori dhe trajneri “blaugrana” zbuloi dëshirën e tij për t’u transferuar në Premier League, duke lavdëruar mjedisin dhe vizionin afatgjatë të klubeve. “Nuk jam me nxitim, por do të doja një projekt serioz, ku të më thonë: Ke katër vjet për të punuar dhe për të zhvilluar një ide. Do të doja të isha trajner në Premier League, atje ka një pasion të vërtetë për futbollin. Megjithatë, në Spanjë ka rëndësi vetëm rezultati“, tha Xavi. Trajneri spanjoll nënvizoi se sa e vështirë është të përballosh presionin në shtëpi, veçanërisht në vende si...