Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Chris LaCivita nga Shkodra: Koha të rrëzojmë një monument të dështuar si Edi Rama
Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka marrë pjesë pasditen e sotme në takimin përmbyllës së fushatësnë qytetin e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, LaCivita u ka kërkuar qytetarëve që të dielën të dalin dhe të votojnë. Ai u ndal po ashtu edhe te marrëdhëniet e Sali Berishës me SHBA-në. Pjesë nga fjala e LaCivitës: “Jam i nderuar të jem këtu, në vendin ku lufta për lirinë e Shqipërisë nisi. Ishit të parët që rrëzuat monumentin e një prej vrasësve më të mëdhenj të historisë, Stalinit. Tani është koha të rrëzoni një tjetër monument të dështuar, Edi Ramën. Të rrëzoni korrupsionin, të rrëzoni dështimin ekonomik dhe të rrëzoni varfërinë. Si amerikan ne besojmë te liria dhe te dinjiteti i çdo njeriu....