Meloni kritikon vendimin e gjykatave italiane për të dërguar emigrantët kriminelë në Shqipëri

Meloni kritikon vendimin e gjykatave italiane për të dërguar emigrantët kriminelë në Shqipëri

Giorgia Meloni ROMË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar veprimet e gjykatave italiane për të transferuar në qendrat pritëse në Gjadër emigrantët që kanë kryer krime në vend. Qendrat në Gjadër ishin planifikuar për të strehuar emigrantët e paligjshëm në brigjet e Italisë dhe do të qëndronin aty deri sa të vendosej për transferimin e tyre. “Ne kemi vendosur t’i përdorim qendrat e ndërtuara në Shqipëri si CPR të zakonshme, kështu që kemi filluar të transferojmë emigrantët e parregullt që presin riatdhesimin. Pas këtij dispozite të re, disa gjykata duket se po urdhërojnë ritransferimin në Itali, ku emigranti bën një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare edhe kur kjo është qartësisht e pabazuar. Nuk dua të krijoj polemika, por ndihem e detyruar të ndaj me ju kurrikulën...