E PLOTË/ Nga paga minimale 500 euro e deri tek integrimi në BE, Rama shpalos programin “Shqipëria 2030”

E PLOTË/ Nga paga minimale 500 euro e deri tek integrimi në BE, Rama shpalos programin “Shqipëria 2030”

Kryeministri Edi Rama shpalosi këtë të shtunë (29 mars) programin e “Shqipërisë 2030”. Rama teksa kërkoi votën e shqiptarëve  më 11 maj, renditi përfitimet e çdo shqiptari përmes pasaportës europiane të Shqipërisë 2030. Në programin e PS, kryesocialisti preku çdo sektor, duke listuar investimet e reja që pritet të përfundojnë në mandatin e katërt qeverisës të PS. Edi Rama: 4 vjet më parë, këtu në këtë sferë, ne shpalosëm piketat kryesore të programit qeverisës të mandatit të tretë. Ishte një kohë tejet e vështirë, pas një tërmeti shkatërrimtar dhe në mesin e një pandemie që kryqëzoi mbarë botën. Të dashur pjesëtarë dhe pjesëtare të skuadrës sonë kombëtare të mandatit të 4! Ka dy arsye pse unë desha të rikthehemi sot pikërisht këtu, për të shpalosur...