Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Kryeministri parashikoi 78-88 mandate më 11 maj, po Berisha? Përgjigjet kryedemokrati
                            Kryeministri Rama ka shpallur Memorandumin e Kuçit ku ka parashikuar se PS merr 78-88 mandate më 11 maj. Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediet, është pyetur se sa mandate parashikon të marrë PD në këtko zgjedhje. Duke mos u përgjigjur drejtpërdrejt, Berisha tha se Edi Rama po kalon ditët e fundit në zyrën e kryeministrisë. Berisha: Planet e Edi Ramës janë plane krejtësisht qesharake. Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që shqiptarët të kanë prerë biletën, të pret McGonigal me të cilin je i lidhur si siamez.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   