“Cilësia më e lartë”, qytetarët e Kosovës zgjedhin produktet e importuara para atyre vendore

“Cilësia më e lartë”, qytetarët e Kosovës zgjedhin produktet e importuara para atyre vendore

Kosova brenda një viti importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh, duke filluar nga produktet bazë deri tek ato ndërtimore. Ndërsa eksporton nën vlerën e 1 miliard eurove, më së shumti produkte të metalit dhe plastikës.Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të preferojnë produktet e importuara edhe më 2025, për shkak të perceptimit se ato kanë cilësi më të lartë dhe çmim më të ulët, sipas rezultateve të Anketës mbi perceptimin e konsumatorëve për prodhimet vendore, realizuar nga UBO Consulting për Shoqatën e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve “PePeKo”, mbështetur nga Projekti për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat (PPSE).Shkurte Makolli nga UBO Consulting, theksoi se disa produkte vendore si uji, jogurti, dhallë, djathi, gjiza, qumështi, turshitë dhe ajka mbajnë një nivel të qëndrueshëm të preferencës...