Niset avioni i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Niset avioni i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Është realizuar fluturimi i parë certifikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Ky do të jetë aeroporti më i madh në Shqipëri dhe pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin vendin tonë për ta vizituar e për të pushuar. Në ceremominë e organizuar me këtë rast, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 milionë euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend. Ai është projektuar për të akomoduar të gjitha fluturimet kudo në botë dhe ato transoqeanike. “Ka nga ata që thonë se fluturimi i sotëm është fake dhe ky aeroport do...