Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli paralajmëron Iranin, ministri izraelit i Mbrojtjes: Do iu ndodhë ajo që i ndodhi Hamasit në Gaza dhe Huthive në Jemen
Izraeli do t’i bëjë Iranit atë që i bëri Hamasit në Gaza, kërcënoi sot Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, katër ditë pasi rebelët Huthi të Jemenit, aleatë të Teheranit, lëshuan një raketë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tel Avivit. “Unë i paralajmëroj udhëheqësit iranianë që financojnë, armatosin dhe shfrytëzojnë organizatën terroriste Huthi se sistemi juaj i ndërmjetësimit ka mbaruar dhe boshti i së keqes është shembur”, tha Katz në një deklaratë. “Ju jeni përgjegjës direkt. Ajo që i bëmë Hezbollahut në Bejrut, Hamasit në Gaza, presidentit sirian Bashar al-Assad në Damask, do t’ia bëjmë edhe Teheranit”, shtoi ai. Në përgjigje të raketës së lëshuar nga Huthit të dielën kundër Aeroportit Ben Gurion, ushtria izraelite nisi sulme këtë javë në aeroportin e Sanaas, kryeqytetit të Jemenit...