Trump shpall 8 Majin si ‘Ditën e Fitores në Luftën e II Botërore’: Të marrim meritat

Trump shpall 8 Majin si ‘Ditën e Fitores në Luftën e II Botërore’: Të marrim meritat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi të mërkurën një shpallje presidenciale përmes së cilës shpall 8 majin si “Dita e Fitores në Luftën e Dytë Botërore”, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara meritojnë më shumë vlerësim për kontributin vendimtar në përfundimin e konfliktit global. Shpallja vjen në kuadër të 80-vjetorit të Ditës së Fitores në Evropë (VE Day), kur më 8 maj 1945, Gjermania naziste firmosi kapitullimin e pakushtëzuar, duke i dhënë fund luftës në kontinentin evropian. Këtë javë, nga Londra në Moskë, qytetet po mbajnë ceremoni përkujtimore, parada dhe aktivitete solemne për të nderuar këtë ditë historike. “Shumë nga aleatët tanë po e nderojnë 8 majin si Ditën e Fitores, por ne, që bëmë më shumë se çdo vend tjetër për këtë...