Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, ekstradohet nga Italia Davide Pecorelli
Shtetasi italian Davide Pecorelli është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, ku u mor në dorëzim nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, në Rinas. Pecorelli është shoqëruar nga autoritetet shqiptare dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale, ku do të qëndrojë nën masa të sigurisë. Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, ndaj Pecorellit është caktuar masa "arrest në burg". Ai akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Ekstradimi i tij ka ardhur pas një bashkëpunimi të ngushtë mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare për të realizuar këtë proces ligjor. Çfarë ndodhi në Pukë, në janar të vitit 2021 Pecorelli inskenoi vdekjen...