Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
67-vjeçarja përfundon te Trauma pas aksidentimit në punë në firmën e materialeve të ndërtimit, arrestohet drejtuesi teknik
👁3499
Një 67-vjeçare është transportuar te spitali i Traumës pas aksidentimit në punë, në një firmë materialesh ndërtimi në Elbasan. Pas ngjarjes specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin E. G., 47 vjeç, me detyrë drejtues teknik i firmës. Ngjarja ndodhi dje në një firmë për prodhimin dhe tregtimin e materialeve të ndërtimit, në fshatin Bradashesh, ku u dëmtua aksidentalisht gjatë punës shtetasja I. Ç., 67 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës, Tiranë. Top Channel