Studimi: Sperma mbart stresin e babait, mund të ndikojë te pasardhësit e tij

Studimi: Sperma mbart stresin e babait, mund të ndikojë te pasardhësit e tij

Një studim i ri ka zbuluar se baballarët që kanë kaluar një fëmijëri me stres të lartë mund të mbajnë gjurmët e atyre eksperiencave në qelizat e tyre të spermës, duke sugjeruar se trauma e kaluar mund të ketë ndikim edhe tek brezat e ardhshëm. Studimi, i publikuar në revistën shkencore Molecular Psychiatry, shqyrtoi epigjenetikën e spermës së baballarëve që kishin kaluar periudha të rënda stresi gjatë fëmijërisë. Epigjenetika studion ndryshimet në shprehjen e gjeneve pa ndikuar në kodin gjenetik bazë. Këto ndryshime mund të shkaktohen nga faktorë të jashtëm, si ambienti dhe eksperiencat jetësore. Epigjenetika na tregon se cilat gjene janë aktive dhe cilat jo”, tha Dr. Jetro Tuulari, autor kryesor i studimit dhe profesor në Universitetin e Turku-s në Finlandë. “Studimi ynë ngre...