Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Aksident i rëndë në aksin Fier–Lushnje, kamioni përplaset me ambulancën – katër të plagosur
Rreth orës 14:50 të ditës së sotme, në aksin rrugor Fier–Lushnje, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Vajkanit”, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor ku janë përplasur një kamion tip Iveco me targa AB 884 IV, i drejtuar nga shtetasi Ilir Seitaj, dhe një autoambulancë tip Fiat Dukato, e drejtuar nga shtetasi Jemin Tare. Si pasojë e përplasjes së fortë – siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “Fieri Web” – janë lënduar katër persona që ndodheshin në ambulancë, e cila po transportonte një pacient me probleme mendore nga Spitali Psikiatrik Vlorë drejt banesës së tij në Skrapar. Të lënduarit janë: Genci Zylyftari, 38 vjeç, pacient, Esat Zylyftari, 74 vjeç, banues në Skrapar, babai i pacientit, Hatem Bakillari, 54 vjeç, punonjës policie...