E tuprshme: LVV e përjashton ikonën e basketbollit

E tuprshme: LVV e përjashton ikonën e basketbollit

Edmon Azemit i ka kushtuar me përjashtim nga Lëvizja Vetëvendosje vota për buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2025. Ikona e Prishtinës, një punëtor i madh si në parket dikur si lojtar edhe pas saj në zyra si menaxher sportiv, është përjashtuar turpësisht nga Vetëvendosje këtë muaj. Është quajtur interesxhi. Lajmi u bë i ditur të premten në një mbledhje të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Në nisje të seancës, Azemi dhe kolegu i tij Berat Lahu u vendosën në ulëset e përcaktuara për asamblistët e pavarur në asamblenë komunale. Në një deklarim në seancë, Lahu hodhi kritika të ashpra në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe shefit të asamblistëve të saj në Prishtinë, Gëzim Sveçlës. Pas publikimit të lajmit, Vetëvendosje reagoi me një komunikatë të...