Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rrëshqitja e dheut në Klos/ Gjenden disa rroba që dyshohet se i përkasin 29-vjeçarit të humbur pak ditë më parë
Kërkimet për gjetjen e Ardit Beshirit, 29-vjeçari që u rrëmbye nga rrjedha e ujit bashkë me mjetin eskavator gjatë punës në një stog minerali në zonën e Qafë Burrelit në Klos, vijojnë pa ndërprerje. Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilat janë bashkuar këtë të mërkurë me forcat vendase pranë vendit të ngjarjes. Deri tani janë gjetur disa shenja rrobash, që dyshohet t’i përkasin 29-vjeçarit, si dhe mbetje të mjetit eskavator. Ngjarja ndodhi të shtunën, më 3 maj, kur një nga rezervuaret e filtrimit të ujit në zonë pësoi çarje, duke shkaktuar një rrjedhë të fuqishme që përfshiu Beshirin dhe mjetin me të cilin ai po punonte. Kërkimet po kryhen me mjete të rënda dhe me...