Pasojat tragjike të tërmetit 7.7 ballë në Mianmar, mbi 1 000 viktima

Pasojat tragjike të tërmetit 7.7 ballë në Mianmar, mbi 1 000 viktima

Më shumë se 1 000 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.7 ballë që goditi ditën e djeshme Mianmarin. Qeveria e juntës në Mianmar njoftoi një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave, duke konfirmuar deri tani 1 002 të vdekur dhe 2 376 të plagosur. Shumica e viktimave ndodhen në Mandalay, qytetin e dytë më të madh të vendit dhe më afër epiqendrës së tërmetit. Ekipet e shpëtimit në Mandalay raportojnë se njerëzit po kërkojnë me duar në rrënoja për të gjetur të mbijetuarit. Ndërkohë, qyteti Naypyidaw është goditur rëndë, me 94 të vdekur sipas një deklarate zyrtare. Në Bangkok të Tajlandës, operacionet e kërkimit po vazhdojnë pasi një ndërtesë e papërfunduar u shemb, duke...