Votimi nga diaspora/ 68 mijë emigrantë s’e kanë kthyer zarfin, PD akuza për manipulim

Votimi nga diaspora/ 68 mijë emigrantë s’e kanë kthyer zarfin, PD akuza për manipulim

Të gjitha zarfet me fletë votimi që nuk do të shpërndahen tek votuesit deri të enjten, do të rikthehen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Aktualisht, rreth 20 mijë pako nuk janë ende në duart e votuesve emigrantë, nga 245 mijë të regjistruar gjithsej. Përjashtim nga afati i shpërndarjes do të ketë vetëm Greqia, ku për shkak të vështirësive logjistike dhe afërsisë gjeografike, zarfet mund të dorëzohen deri të premten në qytetet e mëdha si Athina e Selaniku, dhe deri të shtunën në drekë në zona si Janina apo Larisa. Fletët e votimit nga Greqia do të transportohen përmes rrugës tokësore për të hyrë në Shqipëri deri në mbylljen e procesit të votimit, të dielën në orën 19:00. Këtë të mërkurë, në KQZ mbërritën 13,600 zarfe,...