Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Dhjetëra viktima pas sulmit, Pakistani zotohet se do të kundërpërgjigjet ndaj Indisë
                            Kryeministri i Pakistanit, Shebaz Sharif, është zotuar se do të kundërpërgjigje, pas sulmeve ajrore të Indisë, që lanë të vdekur dhjetëra persona, teksa tensionet mes dy fuqive – që kanë armë bërthamore – kërcënojnë që të përshkallëzohen edhe më shumë. Takimi i Komitetit Kombëtar për Siguri i Pakistanit më 7 maj përfundoi me vendimin për të autorizuar ushtrinë e shtetit për t’u kundërpërgjigjur. “Komiteti Kombëtar për Siguri i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të njohë peshën e veprimeve të paprovokuara dhe ilegale të Indisë dhe ta mbajë përgjegjëse për shkeljen flagrante të normave ndërkombëtare dhe ligjeve”, u tha në deklaratën e lëshuar nga zyra e Sharifit. Në njoftim u shtua se India “edhe një herë ka nxitur zjarr në rajon”. Disa orë para këtij njoftimi, forcat...