Kashmiri: Rajoni i Himalajeve në zemër të armiqësisë midis Indisë dhe Pakistanit

Kashmiri: Rajoni i Himalajeve në zemër të armiqësisë midis Indisë dhe Pakistanit

India nisi sulme në orët e hershme të mëngjesit të 7 majit kundër, siç i quajti, “kampeve terroriste” në Pakistan, përfshirë edhe territorin e kontestuar të Kashmirit. Sulmi erdhi pas vrasjes së 26 burrave, kryesisht turistë, në Kashmirin indian muajin e kaluar, në një sulm të kryer nga islamistë, për të cilin India fajësoi Pakistanin. Rajoni i Himalajeve me shumicë myslimane pretendon të administrohet si nga India, ashtu edhe nga Pakistani, dhe ka qenë shpeshherë arenë luftërash, kryengritjesh dhe përplasjesh diplomatike. Cila është historia e këtij rajoni dhe pse vazhdon të jetë burim tensioni mes dy vendeve? Ndarja dhe bashkimi me IndinëPas ndarjes së nënkontinentit në vitin 1947, kur India fitoi pavarësinë nga sundimi britanik, pritej që Kashmiri t’i bashkohej Pakistanit, ashtu si rajonet e...