Tmerr në fshatin e Tiranës, 45-vjeçari dhunon gruan dhe fëmijët, qëllon me armë drejt policisë

Tmerr në fshatin e Tiranës, 45-vjeçari dhunon gruan dhe fëmijët, qëllon me armë drejt policisë

Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në fshatin Kus. Një 45-vjeçar është arrestuar pasi dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e mitur, si dhe rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë duke qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të tyre gjatë ndërhyrjes në banesë. Gjatë operacionit, u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov me fishek në fole dhe një mjet prerës (thikë). Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kus, një shtetas po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre dhe posedonte armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës. Mbrëmë, rreth orës 23:00, në...