Beteja për Elbasanin, “faktori çam”, roli i Aqif Rakipit dhe telashi i numrit të mandateve çift

Beteja për Elbasanin, “faktori çam”, roli i Aqif Rakipit dhe telashi i numrit të mandateve çift

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e vitit 2021 në Qarkun e Elbasanit me rezultatin në mandate 8 me 6 dhe me tepricë votash për tetë mandate. Kësaj here, objektivi i tyre i deklaruar është mandati i nëntë, por për ta realizuar këtë do të nevojitet të kthejnë edhe disa mijëra votues të opozitës në anën e vet ose të shtojnë 7 mijë vota nga rezultati i vitit 2021. Kjo natyrisht që është e vështirë dhe, nëse merret parasysh fakti që rezultati i zgjedhjeve të kaluara për socialistët u ndihmua në një masë të konsiderueshme nga “faktori çam”, një strukturë politikanësh vendorë që më parë kanë qenë mbështetës të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe që tashmë prej vitesh mbështesin socialistët, mbetet e paqartë se...