Pas gjobitjes nga Komisioni Evropian, TikTok njofton ndërtimin e një qendre të dhënash në Finlandë: Do të investojmë 1 miliard euro!

Pas gjobitjes nga Komisioni Evropian, TikTok njofton ndërtimin e një qendre të dhënash në Finlandë: Do të investojmë 1 miliard euro!

Aplikacioni kinez, TikTok njoftoi se do të investojë 1 miliard euro për të ndërtuar një qendër të dhënash në Finlandë, disa ditë pasi Komisioni Evropian i vendosi një gjobë të rëndë për transferimin e të dhënave personale të evropianëve në Kinë. Kompania, në pronësi të grupit kinez ByteDance, theksoi se kjo qendër të dhënash përbën një hap të rëndësishëm për të mbështetur angazhimin e saj ndaj sigurisë së të dhënave në Evropë. Javën e kaluar, BE vendosi një gjobë prej 530 milionë eurosh duke e akuzuar TikTok-un për dërgimin e të dhënave personale të qytetarëve evropianë në Kinë dhe mosgarantimin se autoritetet kineze nuk do të kenë qasje në to. TikTok ka lënë të kuptohet se do ta apelojë vendimin. Aplikacioni popullor ka qenë nën shqyrtim nga qeveritë perëndimore për vite...