Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se SHBA-të do të “ndalojnë bombardimet” kundër grupit rebel Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen, pasi Huthitë i thanë SHBA-së se “nuk duan të luftojnë më”. “Ne do ta respektojmë këtë dhe do t’i ndalojmë bombardimet”, tha Trump nga Zyra Ovale. Ai po i referohej fushatës ushtarake që SHBA-të kanë zhvilluar kundër rebelëve Huthi që nga mesi i marsit në përgjigje të sulmeve të grupit në korridoret e transportit detar në Detin e Kuq dhe Izrael. “Ata kanë kapitulluar, por më e rëndësishmja, ne do t’u besojmë fjalës së tyre… Ata thonë se nuk do të hedhin më në erë anije”, tha Trump. CNN shkruan se ushtria amerikane ishte udhëzuar të hënën në mbrëmje që të tërhiqej nga...