Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Berat – Policia parandalon një konflikt të dhunshëm në Kutalli, kapet 36-vjeçari me kok*inë dhe sëpatë
Një konflikt familjar në fshatin Kutalli të njësisë administrative Dimal është neutralizuar në kohë nga ndërhyrja e shpejtë e Policisë së Beratit, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës në dhunë më të rëndë. Policia arrestoi në flagrancë shtetasin V. P., 36 vjeç, banues në Kutalli, i cili, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy dajave të tij dhe ka dëmtuar automjetin e njërit prej tyre me një send të fortë, konkretisht një sëpatë. Gjatë kontrollit në automjetin e të arrestuarit, shërbimet e Policisë zbuluan dhe sekuestruan 64.3 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila dyshohet se ishte destinuar për shitje. Në vijim të veprimeve hetimore, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe një 26-vjeçar, shtetasi K. Z., banues në Kuçovë, i...